Brum Sfoliat

Meqe jemi ne prag festash po ju jap nje recete qe eshte shume e thjeshte per tu realizuar por edhe shume e mire. Behet fjale per brumin e pasta sfoliat. Menyra tradizionale e pergatitjes se ketij brumi eshte shume e gjate pasi parashikon 4-5 palosje te brumit dhe te rrij ne frigorifer per 30 minuta pas ç’do palosje, dmth te iken dita me e pergatit. Ndersa receta qe do ve tani realizohet ne 30 minuta.

Perberesit

250 g gjalp i prere ne copa te vogla dhe i futur ne ngrires
250 g miell
125 g uje te ftohte (me mire ta vini ne frigorifer per 2-3 ore ujin para se ta perdorni)
5 g kripe

Pergatitja

Vendosni ne mikser miellin, kripen dhe gjalpin e ngrire (nqs copat e vogla te gjalpit jane bashkuar me njera tetre mundohuni ti ndani me nje thik).

Ndizni mikserin dhe lereni te punoj me shpejtesine maksimale deri sa te fillojne te krijohen kokrriza tek mielli.

Me pas shtoni ujin e ftohte ngadale, jo te gjithe pernjeher (nderkohe qe mikseri vazhdon te punoj).

Kur brumi te behet si tip topi (te bashkohet ) nxireni nga mikseri dhe punojni me dor deri sa te jete homogjen.

I jepni nje forme drejtkendeshi me pec dhe e palosni ne 3 pjese siç duket tek foto.

E shtroni prap me pec dhe jepini prap forme drejtkendeshi dhe paloseni perseri ne 3 pjese.. e palosni brumin per 4-5 here, dhe me pas mbeshtilleni me nje qeske dhe lereni ne frigorifer per gati 1 ore.

Me pas mund ta perdorni per receta te kripura ose te embla. Eshte shume e thjeshte per tu realizuar dhe te kenaq.

Sponsor
antipaste, brumera - Tag: , , , ,

One Response to Brum Sfoliat

  1. Deborah says:

    i like breakfast

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>