Buke gruri

Per 1 kg buke

  • 750 g miell gruri
  • 350-400 ml uje te vaket
  • 20 g majà birre e fresket, ose 8 g majà birre e thare
  • kripe
  • fara luledielli (mund te perdorni fara te ndryshme)
  • 3 luge vaj ulliri

Bashkoni ne nje ene te madhe miellin, majàn, farat dhe vajin e ullirit. Tretni kripen tek uji i vaket dhe shtojani miellit. Filloni te ngjishni derisa te keni nje brum te shkrifet, pa kokrra miellii dhe elastik. Lyeni nje tepsi me  pak vaj,  i jepni formen qe deshironi brumit, vereni ne tepsi dhe bulojeni me nje pecete ne menyre qe mos ta thaj ajri ne siperfaqe. Ndezni furrin ne 40 grade celsius per 1 minute, fikeni dhe brenda ne furr vini tepsin e brumit qe te vij. Lereni  te vij per 2 ore (deri sa te kete dyfishuar volumin). Para se te fusni buken per te pjekur me nje penel lyejeni siper me pak uje ose qumesht ne menyre qe te mos thahet shume. Nxehni furrin ne 200°C dhe fusni buken te piqet. Piqeni ne 200°C per 20 minuta, me pas ulni temperaturen ne 180°C dhe piqeni per 20 minuta te tjera. Sapo ta nxirrni nga furri lyejeni prape me uje dhe prisni qe uji te avulloj, ne menyre qe buke te mos jete e lagur siper. Me pas mbeshtilleni me nje pecete te madhe dhe lereni keshtu deri sa te ftohet (duke e mbeshtjellur me pecete buka nuk thahet dhe fortesohet por rri e bute). Mund ta shijoni duke e lyer me humus.

Sponsor
brumera - Tag:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>