Cheescake

cheescake

Cheescake, kjo embelsire ka origjine amerikane dhe e perkthyer ne shqip do te ishte “kek djathi”. Emri i kesaj ricete ne shqip nuk te jep pershtypjen qe kjo embelsire eshte fundi i botes, sapo fut nje cope te vogel ne goje harron gjithçka perreth teje dhe perqendrohesh vetem tek shija e kesaj embelsire. Ka nje shije shume te veçant, midis te embles dhe te thartes, per te mos folur per aromen qe leshon vanilja, nje detaj tjeter qe e ben kete embelsire te parezistueshme. Por ti leme fjalet e shumta dhe le te fillojme menjehere me prezantimin e kesaj ricete. Ka shume variante  per kete ricete, ky eshte varianti im i preferuar. Ishte dashuri me shikim ta pare,ops, me mire te them me kafshim te pare.

Perberesit

Per bazen me biskota

  • 150 g biskota
  • 100 g gjalpe
  • Per kremin e mbushjes
  • 3 veze
  • 130 g sheqer
  • 500 g djath te bute(creamy cheese).Djathi qe perdor une quhet Quark, shkon mire ç’do lloj djathi i bute
  • 200 g gjize te fresket (pa krip)
  • 1luge niseshte
  • vanilje

Hapi i pare

Shtypni biskotat dhe shkrini gjalpin.Biskotat mund ti shtypni ne blender ose i fusni ne nje qeske plastike(ato qe perdoren per ne freezer) dhe i shtypni me diçka te rende.Une zakonisht perdor nje gote te rende per ti shtypur. Gjalpin futeni ne mikroonde ose ne nje ene te vogel dhe shkrijeni. Kur te keni shkrire gjalpin dhe shtypur biskotat perzjejini bashke dhe shtrojini ne nje tepsi te rrumbullaket ose djejtkendore.

Hapi i dyte

Ne nje ene plastike hidhni vezet dhe sheqerin dhe filloni ti rrihni me nje fruste apo rrahes elektrik(keshilloj rrahesin elektrik pasi eshte me i shpejte). Vazhdoni ti rrihni deri sa te krijohet shkuma siper. Pastaj shtoni djathin e perzjer me gjize,lugen e niseshtes dhe vaniljen. Trazojini ne menyre qe te mos krijohen kokrriza dhe kur kremi te jete pa kokrriza hidheni ne tepsin ku me pare keni shtruar bazen e biskotave. Piqeni ne furre ne 160°C per 40-50 minuta( koha e pjekjes varet nga furri).

Kur cheescake te jete pjekur nxirreni nga furri dhe lereni te ftohet. Ne nje tenxhere te vogel hidhni 3-4 luge gjelle marmelate luleshtrydhe dhe e shtoni me 4-5 luge gjelle uje. Trazoni marmelaten deri sa te shkrihet me ujin dhe te keni nje leng te kuq. Mbushni nje ene te vogel me uje dhe hidhni brenda 3 flete xhelatine dhe e lini ne uje per 10 minuta. Pas 10 minutash merni xhelatinen dhe e trasferoni tek ena ku keni lengun qe bet me marmelaten. Valoni lengun me xhelatinen per 1-2 minuta dhe fikni zjarrin. Lereni te ftohet per 10 minuta dhe pastaj hidheni siper cheescake. Kur te ftohet do te krijoj nje shtrese xhelatine te kuqe.

Nje shpjegim se çfare eshte xhelatina.Ne itali quhet “colla di pesce”,  jane flete trasparente qe perdoren per te ber aspik,apo xhelatina frutash.

Sponsor
embelsire - Tag: ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>