By jenny

Krem patatesh me presh

Tags : ,
Categories : pjata te dyta

Kremi i patateve me presh eshte nje nga ushqimet e duhura per keto dite te ftohta. Ben pjese ne recetat e thjeshta per tu realizuar dhe eshte nje nga ushqimet qe preferojne edhe femijet e vegjel(duke pakesuar pak preshin). Mund te sherbehet si ne dreke edhe ne darke i shoqeruar me buke te thekur ose buke e prere ne kube, e sperkatur me vaj ulliri, rigon dhe e thekur ne furre per pak minuta.

Perberesit per 2 persona

  • 2 kercell preshi (n.q.s preshi eshte i fresket mund te perdoren edhe gjethet)
  • 2 patate te medhaja
  • gjalp
  • 200 ml qumesht
  • kripe, piper

Proçedimi

Pastroni patatet dhe i prisni ne kater pjese. Mbushni nje tenxhere me uje te nxehte dhe i vini per te zier patatet. Nderkohe qe patatet ziejne lani kercenjt e preshit dhe i prisni ne copa te vogla. Ne nje tigan vendosni 2 luge gjalp per tu shkrire (ose vaj ulliri) dhe kur te jete nxehur shtoni preshin e prere. Preshi duhet te skuqet me pak zjarr ne menyre qe te mos digjet. Skuqeni preshin per gati 10 minuta dhe me pas shtoni patatet e ziera. Shtoni 200 ml qumesht dhe rregulloni me kripe dhe piper. Lereni te ziej akoma per 5-6 minuta dhe me pas trasferoni kremin e patateve ne nje ene ku ti fruloni me mikser. Kremi i patateve eshte  me mire te sherbehet i nxehte pasi i ftohte humb shije.