By jenny

Kungulleshka te mbushura

Categories : antipaste , pjata te dyta

Per 2 persona

  • 2 kungulleshka
  • 100 g proshut
  • 1 veze
  • 4-5 luge buke te grire
  • 3 luge djath i grire
  • 2 luge majdanoz
  • kripe, piper

Proçedimi

Ndani kungulleshkat  ne mes (nga gjatesia). C’do gjysem kungulleshke e zbrazni duke  perdorur nje luge  kafeje. Pjesen e kungullit qe hoqet, priteni imet dhe perzjejeni me buken e grire, djathin, proshuten (e grire imet),  majdanozin, kripen dhe piperin. Rrihni vezen dhe bashkojeni me perberesit. Trazoni mire derisa  te perzihen. Mbushni kungujt dhe i piqni ne furre per 30 minuta ne 180-200°C.