By jenny

Pica Margerita (Pizza Margherita)

Tags : ,
Categories : te ndryshme

Perberesit per Bazen e pices

  • 500 g miell
  • 25 g maja birre te fresket ose 8 g majà birre te thate
  • 5 luge vaj ulliri
  • 300 mL uj te vaket
  • kripe

Per te konditur

  • 300 g mocarela
  • 600 ml salc domate
  • ullinj, rigon

Proçedimi

Perzjeni bashke miellin, vajin ,tretni kripen ne ujin e vaket dhe filloni te ngjeshni deri sa te keni nje brum elastik. Vendosni brumin ne nje ene plastike, mbulojeni me nje pecete dhe lereni te vij ne nje vend te ngrohte per 2-3 ore (deri sa te kete dyfishuar volumin). Pasi te kete ardhur, merni brumin, ngjisheni per 1 minute. Merni nje tepsi te madhe, lyejeni me vaj ose shtroni nje leter furri qe te mos ngjis brumi. Merni brumin dhe shtrojeni ne tepsi. Mbuloni tepsine me nje pecete dhe lereni brumin te vij akoma per 1 ore (deri sa te jete dyfishuar).

Shtroni siper brumit salcen e domates dhe futeni ne furre te nxehur 250°C.

Lereni te piqet per 15 minuta, me pas nxirreni nga furri dhe vendosni siper mocarelen e prere ne kube, ullinj, rigon dhe çfare te deshironi.

Futeni perseri ne furre dhe lereni te piqet deri sa te shkrij mocarela.