By jenny

Tave makaronash me spinaq

Tags : , ,
Categories : pjata te para

Kjo recete mund te realizohet me spinaq te fresket ose te ngrire, gjithashtu mund te berdoren bime te tjera ne vend te spinaqit.

Perberesit per 4 persona

  • 400 g spinaq i ngrire (gati 1 kg spinaq te fresket)
  • 400 g gjiz
  • 100 g djath te grire
  • 400 g makarona

Proçedimi

N.q.s keni zgjedhur spinaq ose bime te fresketa, atehere pastrojini mire dhe i prisni ne copa te vogla. Ne nje tigan nxehni vajin dhe skuqni spinaqin. Vazhdoni ta skuqni deri sa te humbas te gjithe ujin qe ka. Rregullojeni me kripe dhe me pas shtoni gjizen. Trazojeni mire me spinaqin dhe lereni mbi zjarr akoma per 2-3 minuta. Provojeni n.q.s do akoma kripe apo jo.

Ne nje tenxhere zieni makaronat dhe pasi ti kulloni i kondisni me pak gjalp. Pasi keni mbaruar se kondituri i perzjeni bashke me spinaqin dhe i shtroni ne nje tepsi qe keni lyer me pare me vaj. Nivelojini mire ne tepsi dhe kur te keni mbaruar shtoni djathin e grire. Piqeni ne furre te nxehte 200° per 15-20 minuta (deri sa te mare ngjyre).