By jenny

Tave patrixhanesh

Tags :
Categories : antipaste , pjata te dyta

Kjo eshte nje nga gjellet e mia te preferuara pasi me pelqejne shume patrixhanet dhe i gatuaj ne shume menyra. Kjo recete eshte e thjeshte per tu realizuar por do pak kohe. Nuk eshte nje nga recetat qe mund te gatuhet shpejt e shpejt.

Perberesit per 6 persona

  • 4 patrixhane te medhaja
  • 400 g mocarela
  • 100 g djath i grire
  • purè domate
  • qepe, 1 thelpi hudhre, rigon

Proçedimi

Lani mire patrixhanet, i thani dhe i prisni ne feta te holla per nga gjatesia. Me pas nxehni nje tigan me pak vaj dhe skuqni pak nga pak te gjitha patrixhanet. Vendosini ne nje pjat dhe i vini menjane. Duhet te pergatisni nje salc domate. Une e pergatis thjesht. Grij nje kokerr qep imet dhe e skuq ne tigan bashke me 1 thelpi hudhre. Kur te kene mar pak ngjyre shtoj puren e domateve(gati 600 g), rregulloj me kripe dhe me rigon dhe i le te ziej per gati 10 minuta. Prisni mocarelen ne fete te holla dhe filloni te pergatisni taven. Ne fillim lyeni tepsin me pak salce, me pas vendosni nje shtrese patrixhanesh,me pas nje shtrese tjeter salc domate, nje shtres mocarele dhe nje sperkatje me djath te grire. Filloni me shtresen e dyte te patrixhaneve, salc domate, mocarel, djath te grire deri sa te keni mbaruar patrixhanet. Mos e ekzagjeroni me salcen pasi tava vjen e lengshme pastaj. Mjafton ti lyesh pak patrixhanet siper, sa te mbulohen. Llogaritni qe shtresa e fundit duhet te jete me salc domate dhe jo me patrixhane. Pasi te keni ber shtresen e fundit te salces, sperkateni bollshem me djath te grire dhe vereni te piqet ne 200 g per 25 minuta (deri sa te mare ngjyre).