By jenny

Torte me çokollate dhe arra

Tags : , ,
Categories : embelsire

Shume persona me kane shkruar per te me pyetur perse nuk e axhornoja me kete faqe. Per fat te keq nuk kam shume kohe. Me duhet te punoj, studioj dhe te kujdesem per familjen dhe shtepine. Koha qe me mbetet ne dispozicion eshte shume e limituar. Nejse, per te me falur po ju postoj receten e nje torte fantastike, torte me çokollate dhe arra. Kjo torte eshte shume e thjeshte per tu realizuar dhe mund te perdoret edhe neper festat e femijeve pasi nuk permban likere, alkol apo ndonje perberes tjeter qe mund ti demtoj.

Perberesit per 6 persona

  • 6o g arra te qeruara dhe te grira
  • 140 g çokollate fondente
  • 160 g sheqer
  • 80 g miell
  • 4 veze
  • vanilje
  • sheqer pluhur
  • kripe

Proçedimi

Copetoni imet çokollaten dhe e shkrini ne banjo maria, furre ose mikrovale.

Ndani te bardhat e vezeve nga te verdhat. Te verdhat i perzjeni me sheqerin dhe i rrihni bashke deri sa te krijohet nje lloj kremi. Me pas shtoni miellin qe keni perzjer me perpara me vaniljen dhe soden. Trazoni mire qe te mos krijohen kokrrizat e miellit. Me pas shtoni arrat dhe çokollaten dhe vazhdoni te trazoni deri sa perberesit te jene perzjer mire.

Ne nje ene tjeter rrihni te bardhat e vezeve me pak kripe(kripe e imet, 1-2 g). I rrihni deri sa te formohet nje shkume kompakte. Kete shkume e perzjeni me delikates ne brumin qe pergatitet me pare. Shkuma perzjehet nga lart poshte ne menyre qe te mos çfryhet. Pasi ti  keni shtuar gjithe shkumen brumit, lyeni me vaj nje tepsi dhe e mbushni me brumin e tortes. Furrin duhet ta ndezni para se te vendosni torten brenda pasi duhet te jete i nxehte ne momentin qe mbaroni se pergatituri torten. Torta piqet ne 180° per 35 minuta (varet nga furri). Per te qene te sigurt qe torta eshte pjekur, shpojeni torten ne qender me nje kruajtese dhembesh, n.q.s kruajtesje e dhembeve del e paster(nuk i eshte ngjitur brumi) atehere torta eshte gati.