By jenny

Sallate ruse

Categories : garnitur

sallate ruseSiç kuptohet nga emri, kjo sallate ka origjine ruse. Receta origjinale e sallates ruse u mbajt segret per disa vite nga guzhinieri i ristorantit Hermitage i Moskes derisa nje nenpunes e vodhi dhe ja shiti restorantit ku beri kerkes per te punuar. Edhe pse u perpoq te ndiqte me saktesi proçeduren e recetes nuk arriti kurre qe te bente nje sallate ruse si guzhinieri i meparshem. Me kalimin e viteve riceta e sallates ruse ka ndryshuar duke perdorur ushqime qe shtepia kishte gati ose sipas ushqimeve qe personat deshironin. Sallata ruse sherbehet e ftohte, mundesisht e sapo nxjerre nga frigoriferi. Mund te sherbehet si antipast ose per te shoqeruar pjatat e para ose te dyta. Per te pergatitur nje sallate te shijshe eshte e domosdoshme te perdoret nje majonez e fresket, mundesisht e pergatitur ne shtepi me veze te fresketa. Receten e majonezes e gjeni KETU.

Ne vijim ju propozoj receten e nje sallate ruse te shijshme, te fresket, e ber me pak perberes dhe e perdorshme ne shume raste.

Per 4 persona

  • 350 g majoneze
  • zarzavate te zjera dhe te prera ne kube (patate, bizele, karrota)
  • qepe ose perime te tjera (kastraveca,qepujka ose mix perimesh te ndryshme) nen uthull

perime te ziera

Vendosni zarzavatet ne nje ene te madhe, shtoni majonezen dhe nje luge uthull. Perzjeni mire deri sa majoneza te jete shperndare mire siper zarzavateve dhe vendoseni ne frigorifer deri ne momentin qe duhet ta sherbeni.

sallata ruse