By jenny

Oriz me kerpudha

Tags : , ,
Categories : pjata te para

oriz me kerpudhaOrizi me kerpudha  nje nga recetat e mia te preferuara. Ne Itali eshte i famshem “Risotto” nje lloj pilafi i gatuar me djathera, perime, mish ose peshk (fruta deti). Mund te gatuhet ne menyra te ndryshme dhe me perberes te ndryshem. Ben pjese ne pjatat e para dhe n.q.s eshte i pasur me kondiment mund te sherbehet edhe si pjate e vetme. Per te gatuar rizoton eshte e domosdoshme te perdoret orizi me kokerr te rrumbullaket pasi eshte i pasur me amid dhe i jep rizotos dendesine e duhur. Zakonisht orizi me kerpudha gatuhet  ne menyre qe te mos jete shume i thate. Duhet shtuar pak me shume brodo ose uje se orizi normal. Ju keshilloj qe orizin ta gatuani me brodo dhe jo me uje, pasi brodo e ben me te shijshem.

Per 1L brodo ju duhen

  • 2 kokrra te vogla patate
  • 1koker qepe
  • 2 karrota
  • 2 copa selino

Pastroni perimet dhe i vendosni te ziejne ne nje tenxhere me 1L uje deri sa te jene zbutur komplet.

Orizi me kerpudha

per 2 persona

  • 200 g oriz
  • 1 qepe
  • 300 g kerpudha te fresketa ose te gatshme (te ngrira)
  • 100 mL vere te kuqe
  • vaj ulliri, djath te grire, majdanoz

Grini imet qepen dhe skuqeni ne nje tigan me 3 luge vaj ulliri.Kur qepa te kete mare pak ngjyre shtoni kerpudhat e lara dhe te prera ne copa te vogla. Une kam perdorur kerpudha te gatshme qe mbahen tek ngrirja e frigoriferit. N.q.s perdorni kerpudhat e fresketa skuqini per 5-6 minuta, rregulloni me kripe, shtoni veren e kuqe dhe lereni te avulloj me tigan hapur. Per kerpudhat e ngrira koha per skuqjen eshte gati 10 minuta dhe me pas shtohet vera e kuqe. Pasi vera te kete avulluar shtoni nje gote-2 gota uje dhe lereni te ziej per 5-6 minuta. Nderkohe ne nje tenxhere  shtoni 2-3 luge vaj dhe me pas orizin. Orizin mateni me gota. N.q.s shtuat 2 gota oriz atehere duhet te shtoni dyfishin e gotave me brodo, d.m.th 4 gota orizi. Kjo eshte menyra per te ber pilafin shqiptar, ndersa rizotot jane me te lengshem keshtu qe duhet shtuar nje gote brodo me shume. Per dy gota oriz duhet shtuar 5 gota brodo. Pasi te keni skuqur orizin, shtoni brodon dhe lereni te ziej per 10 minuta. Me pas  shtoni kerpudhat qe pergatitet me pare dhe rregullojeni me kripe. Lereni te ziej akoma per 6-7 minuta dhe kur eshte momenti qe te fikni zjarrin shtoni 2-3 luge djathi te ngrire dhe 1 luge majdanozi te grire. Sherbejeni te ngrohte.