By jenny

Brusketa Italiane

Tags : ,
Categories : antipaste , brumera , pjata te para

Nje nga ushqimet e mi te preferuara jane Brusketat. Brusketa eshte e thjeshte per tu pergatitur dhe mund te ndryshosh perberesit duke pare se çfare keni ne shtepi. Eshte nje recetat per te zbrazur frigoriferin (perdor ushimet qe jane duke skaduar) pasi ushqimi nuk hidhet.

Perberesit per 2 persona

  • 2 feta buke te medhaja (mund te perdoren edhe feta buke te vogla)
  • dy domate
  • ullinj
  • kerpudha nen vaj
  • 3 sardele nen vaj (jo peshk konserve)
  • rigon

Proçedimi

Lani domatet dhe i hiqni farat dhe ujin qe kane brenda. Me pas i prisni ne copa te vogla. Prisni ne copa te vogla edhe ullinjte, sardelet, kerpudhat dhe i vendosni ne nje ene. Tek ena shtoni rigon, pak kripe dhe vaj ulliri. I perzjeni mire dhe mos i prekni per 10 minuta (ne kete menyre marin shije me te mire). Merni fetat e bukes, i lyeni me pak vaj ulliri dhe rigon. I fusni ne furre te nxehur, 100° per 5-7 minuta (deri sa te behen pak krokant). I nxirrni nga furri dhe siper i vendosni perberesit qe pergatitet me pare.